Vargjet e Ylli Dylgjerit për vëllezërit Budina po bëjnë namin në rrjetet sociale dhe ironia therëse ndaj Ramës

Analisti Ylli Dylgjeri godet me vargjet e fundit qe i kushtohen vellezerve artiste Robert dhe Etmond Budina te cilet nje dite me pare kryeministri Rama i “identifikoi” qellimshem te prekur me COVID-19.

Zoti Dylgjeri i njohur per frazat e tij te shkurtera dhe shume ironike kur vjen fjala ndaj Rames, kesaj here e ka percjelle te gjithe kete zhvillim ne nje te gjithen permes vargjeve qe ashtu sic e ka “zakon” i madhi Dylgjeri, godet ne plage.

“Budinat”

Budinat, kur i sëmurën me pandemi
dhe të gjallë i mbyllën në shtëpi
politika sajoi një tjetër lemeri
nën emrin e frikshëm Covidi i Zi!

E shpërndau lajmin udhëheqësi mavi
për trembur artistët me zjarr në gji
dërgoi sms-në me lajmin dredhi:
Kanë Covid Budinat, të mbyllen në shpi!

Meqë me dhunë nuk i nënshtroi dot
Meqë me para nuk i korruptoi dot
Meqë me shembje nuk i rrëzoi dot
Ai me sëmundje…kërkon ti ndotë!

Por gënjeshtra mavi nuk jetoi as një natë
Europa votoi amendamentin e gjatë:
Plotësoni kushtet, mos bëni gallatë,
Qeveri e Ramës, mos grij më sallatë!

Dhe e nesërmja risolli lajmin e ri
Budinat me force po kërkojnë drejtësi
Në gjygj do të shkojë Udhëheqësi i zi
Arti ska vdekur, gjallon, është i ri…

SHKARKO APP