Vdekja e aktorit të njohur Xhevdet Ferri, vajza e tij prek me dedikimin e saj, nxjerr këtë foto
Kur po bëhen dy muaj nga vdekja e aktorit të njohur Xhevdet Feri, më 16 janar të këtij viti, familja e tij ende nuk po mësohet dot me këtë fakt dhe malli që ndiejnë është shumë i madh.
Këtë boshllëk që ndiejnë, vajza e tij, Bora, nuk nguron ta përcjellë edhe në profilin e saj në Instagram shpesh, sic ka bërë edhe së fundmi, ku ka postuar një foto të saj me të atin e ndjerë dhe shkruan se i mungon shumë, duke e quajtur “papi”.
Aktori u nda nga jeta më 16 janar dhe familja, miq e të afërm e përcollën në banesën e fundit në një ceremoni private, pasi Feri kishte kërkuar të mos zhvilloheshin homazhe.
Feri humbi jetën pas një beteje gati prej dy vitesh me një sëmundje të rëndë.

KOHA JONË SONDAZH

