Vdekja e djalit të Tinka Kurtit, këngëtarja zbulon lidhjen që pak persona e dinin
Këngëtarja Jolanda Dhamo është mbesa e aktores së madhe Tinka Kurti.
Ajo ka postuar mesazhin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të djalit të Tinka Kurtit, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen për ikjen e djalit të saj të tezes.
Postimi
“Mbrem na u nda nga jeta djali i tezes Zef Kurti R.l.P”
Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj Zef Kurtin. Një vdekje e papritur për aktoren që disa ditë më parë u përball me probleme shëndetësore.
Lajmin e ka bërë publik me një status në “Facebook” shkrimtarja Flutura Açka, e cila rrëfen se nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëllojë aktoren e madhe të skenës shqiptare për këtë humbje.