Vdes aktori i njohur, e dashura e gjeti pa jetë në korridorin e shtëpisë

Aktori Alan O’Neill që u bë i njohur me rolin e Hugh të “Bijte e Anarkisë” u gjet i vdekur të mërkurën vonë. Ai ishte 47 vjeçar dhe trupi i tij i pajete u gjet nga e dashura e tij në korridorin e saj të banesës, sipas TMZ.

O’Neill, ishte se fundmi në luftë me problemet e shumta nga abuzimi me drogën e alkoolin që i kishte dhënë shumë probleme zemre dhe ishte një duhanpirës i madh. Policia nuk ka dalë me ndonjë version rreth shkakut të vdekjes pasi po pritet të përfundojë autopsia.

Alan gjithashtu ka marrë pjesë në serialin televiziv irlandez Fair City, komedine Tim and Eric’s Bedtime Stories, si edhe në serialin britanik Inspector George Gently.

2

1

 

SHKARKO APP