Vdes Danny Kirwan, kitaristi i ”Fleetwood Mac”

Danny Kirwan, ish-kitaristi i grupit amerikano-britanik të rokut ”Fleetwood Mac”, i cili korri një sukses botëror në vitet ’70, vdiq të premten në Londër, njoftoi në Facebook, Mick Fleetwood, bashkëthemelues i grupit.

Danny Kirwan vdiq të premten në moshën 68 vjeç.

“Danny ka qenë një forcë e madhe në vitet tona të para. Dashuria e tij për muzikën afro-amerikane e shtyu për t’iu bashkuar ‘Fleetwood Mac’ në vitin 1968, pikërisht ky grup u kthye në vatrën e tij muzikore për shumë vite”, shkruan Mick Fleetwood.

Mick Fleetwood, i cili vinte nga një grup i muzikës afro-amerikane u shndërrua në vitet 70 në grupin më të madh pop në botë me shitjen e më shumë se 100 milionë albumeve.

Mund të shijojmë punën e Danny Kirwan me këngë si “Then Play On” (1969), “Blues Jam at Chess” (1969), “Kiln House” (1970), “Future Games” (1971) dhe “Bare Trees” (1972)./

SHKARKO APP