Vdes “Dukesha e Albas”, gruaja me më shumë tituj aristokracie dhe më e pasura e Europës

 

Dukesha vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, e rrethuar nga familja  e saj në “Palacio de Duenas” i shekullit të 14-të në Sevilje, një pallat i famshëm për pemët e limonit, një nga pemët e preferuara të dukeshës që mbushte oborret e pronave të saj të shumta.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Maria del Rosario Cayetana Alfonsa Victoria Eugenia Francisca Fitz-James Stuart y Silva, e njohur nga miqtë si “Cayetana”  ishte personi me më shumë tituj aristokracie. Pesë herë ishte nderuar si dukeshë, një herë si konteshë-dukeshë, 18 herë si markeze, 18 herë si konteshë dhe një herë si viskonteshë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Dukesha e Alba-s ishte “kreu” i njërës prej familjeve më të vjetra aristokrate të Spanjës që daton qysh më 1400-ën, dhe ishte gruaja e tretë që mbante titullin e Dukeshës së Alba-s. Pasuria e saj është vlerësuar ndërmjet 600 milionë dhe 3.5 miliardë eurosh.

 

Nuk më pëlqen të flas në lidhje me paratë. Shumë njerëz ngatërrojnë të paturit para me të paturit e pronave. Ne kurrë nuk kemi pasur shumë para të thata”- shkroi Dukesha në autobiografinë e saj.

Shumë nga pallatet, kështjellat dhe veprat e artit që i përkasin Shtëpisë së Alba-s kanë kufizime të vendosura për shitjen e tyre për shkak të rëndësisë së tyre historike që kanë për Spanjën.

E lindur në vitin 1926 në një pallat neoklasik në Madrid, ajo e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në Londër, kur babai i saj ishte ambasador në Britani dhe ku ka darkuar me Winston Churchill dhe ka luajtur me Princess Margaret.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?