Vdes ikona e Hollywood-it

Aktori hollivudian, Tab Hunter ka vdekur në moshën 86-vjecare. Ai ishte i famshëm në vitet 1950 dhe ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës. Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruhej: “Lajm i keq. Tab ndërroi jetë sonte dhe e ndanin vetëm tre ditë nga 87-vjetori. Ju lutem bëni homazhe duke bërë një lutje për të”. Miku i tij, Allan Glaser u kontaktua nga “The Hollyëood Reporter” ku konfirmoi se aktori ishte në Kaliforni kur pësoi atak kardiak të shkaktuar nga mpiksja e gjakut. Hunter ka një shenjë në Hollywood në filma të mëdhenj si “Saturday Island” dhe “Damn Yankees”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?