Vdes legjenda e muzikës country, Lynn Anderson

Këngëtarja amerikane e muzikës country, Lynn Anderson, e njohur për këngën e famshme “Rose Garden”, për të cilën u nderua me çmimin ”Grammy”, vdiq në moshën 67-vjeçare, njoftoi sot media amerikane.

”Lynn Anderson vdiq pas një arresti kardiak në spitalin ‘Vanderbilt’, Nashville, Tennessee, pas një pneumonie”, tha agjenti i saj artistik, Mark Logsdon për CNN-in.

“Lynn do të na mungojë”, deklaroi këngëtarja e njohur Dolly Parton.

“Cry”, “How Can I Unlove You” dhe “Keep Me in Mind” ishin këngët që kulmuan karrierën e Lynn Andersonit.

SHKARKO APP