Vdes një vit pas të shoqit, aktorja e famshme italiane Virna Lisi

Zi në botën e kinemasë italaine, pas lajmit të shuarjes nga jeta të aktores së famshme Virna Lisi. Lisi ka vdekur në moshën 78 vjeçe. Ajo lindi në Ancona dhe gjatë karrierës së saj ka fituar çmime të shumta, mes të cilave edhe Palm e Artë në festivalin e Kanës në vitin 1994.

Virna Lisi e nisi karrierën e saj me role sentimentale dhe u cilësua si "vajza e mirë". Ajo ishte një ndër aktoret bionde me bukuri të dallueshme në kinemanë italiane.

Lisi nuk e mori veten më kurrë, pas dhimbjes që i shkaktoi vdekja e burrit Franco Pesci në shtator të vitit 2013, me të cilin kishte 53 vite martesë

SHKARKO APP