Veçoritë e juaja sipas horoskopit egjiptian

Horoskopi egjiptian, ndahen sipas ditëve specifike të çdo muaji dhe mund të ndahen në më shumë se një muaj. Shenja e zodiakut egjiptian në të cilin keni lindur mund t’ju thotë më shumë për personalitetin tuaj.

Neil (1-7 janar; 19-28 qershor; 1-7 shtator; 18-26 nëntor)

Kjo është shenja e parë e zodiakut egjiptian dhe paraqet një fillim të ri. Personat e lindur nën këtë shenjë janë shumë më të apasionuar se pjesa e njerëzve të tjerë. Kanë një pikëpamje pozitive për jetën, pavarësisht nga ajo ç’ka jeta u servir. Njerëzit që lindin nën shenjën e Nilit ëndërrojnë shumë kalojnë goxha kohë duke menduar se si do të jetë jeta e tyre. Janë mendimtarë të thellë dhe shpesh konderohen të çuditshëm për shkak të këtyre parimeve që i udhëheqin. Shkojnë më mirë me shenjën Amun-Ra.

Amun-Ra (8-21 janar, 1-10 shkurt)

Personat e lindur nën këtë shenjë janë lider natyralë. Ata e paraqesin veten si njerëz kontrollues të cilëve mund t’u besohet shumë, por e vërteta është se duan të jenë këtë mirët në çdo gjë që bëjnë. Shpesh janë shumë inkurajues ndaj të tjerëve dhe madje ndihen të lumtur kur këshillojnë njerëzit e tjerë. Nëse po kërkoni një partner, kjo shenjë është më e pajtueshme me shenjën e Neil.

Mut (22-31 tetor, 8-22 shtator)

Mut është simboli i nënës dhe njerëzit që lindin nën këtë shenjë janë të një natyre ‘ushqyese’. Janë prindër fantastikë dhe mendojnë në mënyrë praktike. Shkojnë më shumë me njerëzit e shenjës Thoth dhe bëjnë karrierë në çdo fushë që përfshin fëmijët ose zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

Geb (12-29 shkurt, 20-31 gusht)

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë qenie të ndjeshme me një zemër të mirë. Ata gjithmonë ndjekin instinktin dhe nëse ndodh diçka e keqe, përfshihen nga negativiteti, pavarësisht nëse u ka ndodhur atyre apo dikujt tjetër. E duan tokën dhe janë shumë të lidhur me ambientin. Nëse keni lindur në këtë shenjë, si partner ideal romantik do të ishte një Sekhmet.

Osiris (1-10 mars, 27 nëntor-18 dhjetor)

Personat e lindur në këtë shenjë kanë shpesh dy anë të personaliteti. Janë të fortë dhe vulnerabil në të njëjtën situatë. Këta njerëz janë shpesh shumë të pavarur dhe i ndjekin objektivat e tyre me shumë entuziazëm. Kjo shenjë përshtatet më mirë me shenjën e Isis.

Isis (12-29 shkurt, 20-31 gusht)

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë e dinë se çfarë duan në jetë dhe janë shumë të drejtpërdrejtë. Shpesh bëjnë më të mirën e tyre për t’i shfaqur si duhet pikëpamjet dhe sigurohen që të gjithë t’i kuptojnë. Janë shumë protektivë ndaj atyre që kanë për zemër.  Ju gjithashtu mund të keni vënë re se të lindurit nën këtë shenjë, janë shumë entuziastë e të gjallë, pavarësisht nga serioziteti i tyre. Shkojnë më shumë me personat e lindur nën shenjën e Osiris.

Thoth (1-19 prill, 8-17 nëntor)

Thoth është zoti i mençurisë, njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë fantastikë në zgjidhjen e problemeve dhe tentojnë të kenë kujtime të mrekullueshme. Janë shumë romantikë pa u përpjekur shumë dhe janë gjithmonë në kërkim të marrëdhënieve të qëndrueshme. Nëse bën diçka të këndshsme për ta, ata kurrë nuk do t’ua harrojnë atë. Kjo shenjë shkon më mirë me shenjën e Bastet.

Horus (20 prill-7 maj, 12-19 gusht)

Kjo shenjë është gjithmonë e gatshme të marrë risqet e nevojshme për  të arritur qëllimet e saj. Do të jetë në komandë dhe ka nevojë për siguri për të funksionuar siç duhet. Gjithmonë përpiqen të përmirësohen dhe të mos heqin dorë kurrë nga jeta. Kjo shenjë do të ketë marrëdhënie të shkëlqyera nëse kombinohet me një Geb.

Anubis (8-27 maj, 29 qershor-13 korrik)

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë ndihen shumë mirë nëse janë vetëm. Preferojnë vetminë dhe dashurinë në mjedise paqësore. Tentojnë të kenë emocione intensive, por në përgjithësi janë mjaft të qetë. Por asnjëherë mos nxehni dikë të lindur në këtë shenjë. Shkojnë më mirë me njerëzit e lindur nën shenjën e Isis.

Seth(28 maj—18 qershor, 28 shtator-2 tetor)

Personat e lindur nën këtë shenjë janë shpesh pefeksionistë dhe kërkojnë ndryshime në mënyrë të vazhdueshme. Mërziten lehtë dhe lëvizin drejt diçkaje tjetër. Nuk u pëlqen të qëndrojnë nën një vend sepse përgjithësisht tentojnë të jenë të pakënaqur. Janë ekstroversë dhe nuk kanë probleme me komunikimin, pavarësisht nervozizmit të tyre. Kjo shenjë shkon më mirë me një Geb.

Bastet (14-28 korrik, 23-27 shtator, 3-17 tetor)

Këta persona kalojnë shumë kohë në kërkim të paqes dhe ekuilibrit të brendshëm. Mund t’i perceptojnë të tjerët me lehtësi dhe kjo i bën t’u përshtaten shumë mirë njerëzve kur është e nevojshme. Nuk e humbasin kohën e tyre me individë toksikë. Shkojnë shumë mirë me njerëzit e shenjës së Horusit.

Sekhmet (29 korrik-11 gusht, 30 tetor-7 nëntor)

Këta persona i kanë këmbët në tokë dhe tentojnë të kenë një sens të mirë drejtësie. Janë shumë të aftë në karrierë dhe bëjnë gjëra që i çojnë në pozicione drejtuese. Janë shumë inteligjentë dhe duan të kenë autoritet tek të tjerët. Kjo shenjë shkon më mirë me një Geb.

SHKARKO APP