Veliaj poston foto me Ajolën në koncertin e Elita 5, ja si duket ajo

Mbrëmjen e djeshme në koncertin e grupit legjendar Elita 5, kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Në fotot e postuara nga Veliaj në Instagram, shihet barku i Xoxës e cila është në pritje të një djali. E veshur me të zeza, gruaja e kryebashkiakut shfaqet e ulur në krah të Veliajt, teksa po ndjekin koncertin e grupit Elita 5.

Amfiteatri i Liqenit “u pushtua” mbrëmë si asnjëherë më parë nga shqiptarë të të gjitha trevave të cilët iu bashkuan një eventi muzikor të papërsëritshëm që shënoi 30-vjetorin e krijimit të Elita 5. Një festë e madhe me qindra njerëz qe e bënë Amfiteatrin dhe hapësirën rreth tij të duket e vogël, të gjithë donin të shijonin spektaklin.

SHKARKO APP