Vëllai më i madh “ushqen” beben me vida

Një bebe pothuajse vdiq, pasi vëllai i tij më i madh e ushqeu me tre vida metalike, kur iu la për mbikëqyrje.

Mjekët duhej të bënin një endoskopi të rrezikshme në stomakun e foshnjës 37 ditëshe për të hequr objektet e huaja në Spitalin e Fëmijëve Zhengzhou në Kinë. Sipas nënës së djalit, pasi foshnja filloi të shkumojë në gojë, vëllai trevjeçar pranoi se i kishte dhënë vida.

Doktor Li Xiaoqin, kreu i gastroenterologjisë në spitalin e Provincës Henan të Kinës Qendrore tha se, refuzoi të kryente procedurën komplekse. Djali i vogël u transferua pastaj në kryeqytetin provincial të Zhengzhou, ku një ekip i vogël ekspertësh vendosën të punonin për shpëtimin e jetës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata përdorën një gastroscope dhe një magnet për të rinxjerrë tre vida, të cilat ishin mbërthyer në stomakun e djalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?