Vendet më të mira për të gjetur një punë – Kryesojnë listën qytetet gjermane

Bostoni, është destinacioni më i mirë për të gjetur një punë. Renditet në vend të parë nga 100 qytetet e botës, sipas një listë të hartuar nga kompania “Movinga” – “Cities of Opportunity”.

Nëse vëmë re listën e top 10, 4 prej tyre janë qytete gjermane. Mynihu renditet në vendin e dytë, Hamburgu në vendin e katërt, Stutgart në pestin dhe Frankfurt në vendin e 9. Por këto nuk janë të vetmet qytete gjermane, në listën e 100 vendeve përfshihen edhe disa qytete të tjera.

Movinga ka hartuar listën duke përdorur të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim(OECD).

Nota përfundimtare e çdo qyteti bazohet në tre kritere kryesore: shëndetin ekonomik të bizneseve, standardet e jetesës dhe mundësitë për të rinjtë, gratë dhe të huajt.

Athina renditet e fundit nga 100 qytete duke u vlerësuar me një notë prej vetëm 3.79 pikësh nga 10.

SHKARKO APP