Vendet që po dalin nga izolimi: Si po veprojnë shtetet që po i kthehen normalitetit

Qytetarët në Republikën Çeke mund të blejnë në disa dyqane, të luajnë tenis dhe të notojnë. Austria planifikon të rihapë dyqanet e vogla pas Pashkëve. Danimarka do të rihapë kopshtet dhe shkollat gjatë javës së ardhshme, nëse rastet e reja me koronavirus qëndrojnë në këtë nivel. Kurse Norvegjia planifikon një rikthim në normalitet më të avashtë.

Këto janë shtetet e para të Perëndimit që po nisin të heqin kufizimet për jetën e përditshme të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit pandemik. Këto vende do të monitorohen për të nxjerrë mësime nga heqja e izolimit, me një vendim që duket si i nxituar dhe i shtyrë kryesisht nga presioni ekonomik dhe social.

Doktor Peter Drobac, një ekspert i shëndetit global në shkollën e biznesit të Oksford, thotë për CNN se lehtësimi i kufizimeve në këto vende është një shembull i rëndësishëm dhe shpresëdhënës për Perëndimin. Megjithatë, pohon se ka ende shumë për të mësuar lidhur me mënyrat e sigurta dhe efikase të daljes nga izolimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë nga këto shtete që planifikojnë lehtësimin e masave, nuk bëjnë pjesë tek ato më të prekurat në Europë. Sipas Drobac, të gjithë këto vende kanë diçka të përbashkët: ishin ndër të parët që respektuan me përpikmëri distancimin social dhe rritën shkallën e testimeve për koronavirus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, shkenctarët kanë një mendim tjetër për lehtësimin e kufizimeve. Një studim i bazuar në Kinë dhe i publikuar nga revista shkencore “The Lancet”, sugjeron se gjendja e izolimit në të gjithë botën duhet të hiqet plotësisht vetëm pasi të jetë arritur një vaksinë kundër koronavirusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?