Vendi im s’ka stabilitet tektonik dhe politk!

Ylli Dylgjeri

Nga Ylli Dylgjeri –

Sot ju vu kazma një ndërtese të kalbur, me pupulit, që ishte bëre fole minjsh. Kështu ishte katandisur në këto 30 vjet Teatri Kombetar. Në skenën e kesaj shëmtire
u interpretuan kryevepra kombëtare e ndërkombëtare. U lodhën, duartrokitën, u burgosen dhjetra aktore, regjisore, piktore e puntorë të skenës. Këta në më shume se 50 vjet krijuan atë që quhet tradite kulturore. Nuk është faji i ndërtesës pse u la pasdore. Por ajo
qe ndodhi sot është jo vetem e turpeshme por edhe e frikeshme. Sot ai qe ka shkaterruar ekonomine i vuri kazmën edhe memories kulturore kombëtare. Sot diktatura u çfaq jo ne formën e shtypjes; u çfaq ne formen e sarkazmës: unë do t’ju jap një theatër të ri,
pa histori por ama te bukur. Sot fillon historia
e artit teatral shqiptar. Protagoniste të kësaj çfaqje janë: arroganca, pangopësia, injoranca dhe indiferenza.
Pati edhe trima, edhe të ndershëm që e mbrojten “barakën e artit” por u ndodhën në vendin e duhur në kohën e gabuar. Shumë shpejt do dëgjojmë edhe shprehjen: nuk e dinja që ishte Teatri Kombëtar.

Kështu më shkruan sot në një koment në FB
një miku im me banim në Milano. Ishte Shpëtimi…një inxhiner elektronik, lindur e banues në Tiranë. Shpëtimi si djalë Tirana njeh mirë Shqipërinë dhe politiken shqiptare..
Ka vuajtur prej saj e komunisteve shqiptare. Duke e mirekuptuar mikun tim do ti shtoja komentit të Tij edhe një kujtim nga një udhëtim pune në Danimarkë.
Në vitin 2003, në Kopenhagen kryesoja për trajnim një ekip oficerësh të lartë policie.
Një nga ditët ishte planifikuar për guide per
të njohur historine dhe traditen daneze. Gjatë vizitave na njohen edhe me shtëpine e parë qytetare daneze. Ishte një ndërtim i viteve 1700.
Në përfundim të vizitës ciceroni pyet grupin e oficerëve:
A keni pyetje?
Ra fillimisht heshtje, por pas pak u hodh me pyetje nje nga drejtuesit e policisë së kohës.
Kam Unë pyetje – tha; dua të di, po tërmete nuk bien këtu që nga viti 1700?
Uaaaaa, mua me ra pika. Edhe ciceroni u trondit.
Pyetje shkateruese. Pasi rregulloi frymarjen, iu pergjigje prere:
Vendi im ka stabilitet tektonik dhe politik!

Kjo ishte përgjegja e danezit të stabilizuar dhe pyetja
e shqiptarit te hutuar miku im Shpetim. Ketu jeta vazhdon me inversin, pa stabilitet politik dhe tektonik…
Shkaterrimeve të termetit sot iu shtua edhe një objekt,
historisë ju hoq.

SHKARKO APP