Vendi ku të rinjtë “vuajnë” nga lumturia

Në vendin tonë të rinjtë zgjedhin të largohen për një jetë më të mirë jashtë, pasi këtu janë të pakët ata që janë të kënaqur.

Por ka një vend ku të gjithë të rinjtë janë të lumtur dhe ajo është Danimarka.

Ky vend është renditur vazhdimisht në krye të klasifikimeve si vendi më i lumtur i botës. Qeveria e qëndrueshme e saj, përfitimet e majme nga sigurimet shoqërore dhe pabarazia relativisht e ulët e të ardhurave janë ato që përvijojnë imazhin e perfeksionit, të bashkëngjitur vendit nordik.

Por së fundi, të rinjtë danezë kanë ndierë një trysni të pazakontë për ta: nevojën për të qenë edhe më të lumtur.

Autori danez, Svend Brinkmann argumenton se gjëja më e mirë që rinia mund të bëjë në këtë rast është të përpiqet t’i rezistojë presionit për të qenë të gëzuar e të kënaqur gjithë kohën dhe të praktikojnë edhe “Jo”-në, sepse u bën mirë. Kjo pasi sipas tij të qënit shumë i lumtur të gjithë kohën mund të të bëjë të mjeruar.Jeta nuk është gjithmonë shumë mirë, sepse nuk mund të jetë ashtu pambarishmisht.

Danimarka është kthyer në simbolin e lumturisë dhe paqes. Por, Brinkmann sjell edhe një tjetër këndvështrim.

Sipas tij në Danimarkë nuk mund të ankohen pasi nëse e bëjnë çfarë duhet të thonë të tjerët?

SHKARKO APP