Vendi më i lumtur në botë? Shqipëria e 112-ta në listë

Finlanda është vendi më i lumtur në botë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara pakënaqësia sa vjen dhe shtohet. Është ky rezultati i një sondazhi të përvitshëm të Kombeve të Bashkuara për indeksin e lumturisë në 156 vende. Ndërkohë Shqipëria mban pozicionin e 112-të në këtë listë.

Kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën, siguria, sistemi për përkujdesjen e fëmijëve, kujdesi shëndetësor falas dhe cilësia e shkollave ishin përgjigjet më të shpeshta të finlandezëve në lidhje me çfarë ata mendojnë për vendin e tyre.

”Bëj shaka me amerikanët se ne po e jetojmë ëndrrën amerikane këtu në Finlandë. Çdo gjë në këtë shoqëri është e ndërtuar që njerëzit të jenë të suksesshëm”,-thotë Brianna Owens, e cila është zhvendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe punon tani si mësuese në Espoo, qytetin e dytë më të madh të Finlandës.

Dhjetëshja e vendeve më të lumtura mbizotërohet nga nordikët: Norvegjia, Danimarka dhe Suedia pasojnë Finlandën, të ndjekura nga Islanda, Zvicra, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia.

Sipas raportit, Burundi ndodhet në vendin e fundit sa i përket indeksit të lumturisë, ndërkohë që Shqipëria pozicionohet e 112-ta. Renditja e nivelit të lumturisë për 156 vende bazohet në variabla si mirëqenia, mbështetja sociale, pritshmëritë për jetëgjatësinë, liria sociale dhe mungesa e korrupsionit.

SHKARKO APP