Venecia mahnitëse edhe me borë – Qyteti që s’duhet ta humbisni pavarësisht temperaturave

Ashtu sikurse e gjithë Europa moti i keq ka mbuluar edhe Italinë, reshje të shumta shiu e bore, ngrica dhe moti i ftohtë e kanë mbërthyer Italinë ashtu si kurrë më parë.

Por pavarësisht motit të ftohtë reshjet e dëborës e kanë shndërruar Venecian në një vend edhe më magjepsës nga se është.

Pamje spektakolare dhe peisazhe mahnitëse kanë bërë që Venecia edhe në këtë periudhë të ngjalli dëshirën për ta vizituar.

Një film i cili është xhiruar nga hoteli BAUER Palazzo tregon pamje të mahnitshme të Venecias të mbuluar nga dëbora duke kaluar nga ngushtica St. Marks deri të Santa Maria della Salute.

“Dëbora në Venecia është absolutisht magjike, pasi ajo mishëron qytetin me një shtresë mistike që zbut ngjyrat e saj të mrekullueshme dhe nxjerr në pah arkitekturën duke e kontraktuar dritën në një mënyrë më të mprehtë”, drejtori i filmit  tha Alessandro Possati për Travel+Leisure.

SHKARKO APP