Vera blu shkund industrinë konservatore

Pesë vjet më parë, një grup studentësh në Basque Country të Spanjës vendosën të ‘shkundnin’ çdo sektor dhe menduan ta bënin këtë me anë të një ushqimi ose pije.

Ndaj  Imanol, Inigo, Gorka, Aritz dhe Taig zgjodhën më tradicionalen prej të gjitha atyre dhe krijuan verën blu, një risi e madhe në industrinë thellësisht konservatore.

Pas dy vjet studimesh në Universitetin e Basque Country, ata krijuan kompaninë e tyre Gik Live! in 2015.

Ata shitën 30.000 shishe në vitin e parë dhe afër 500.000 në vitin 2017.

Kompania e re tani eksporton në 21 shtete dhe Shtetet e Bashkuara janë tregu i saj kryesor, ndërsa Franca mban vendin e dytë.

Nga pesë sipërmarrës, tashmë kompania është rritur me 12 të punësuar.

“Ne e kuptojmë se për shumë njerëz … vera është diçka e shenjtë që nuk duhet të ndryshohet,”-thotë bashkëthemeluesi irlandez-bask Taig Mac Carthy.

“Por ne dëshirojmë të ndryshojmë gjërat dhe ne nuk kemi frikë të provojmë.”

Gik Blue është bërë në disa punishte vere në Spanjë pas procesit të verës tradicionale.

Përveç internetit, vera blu bihet dhe në disa shitore, restorante dhe dyqane në Spanjë.

Receta?

Përzieni shumë verë të bardhë me një sasi më të vogël të verës së kuqe, pak musht ose lëng rrushi të freskët.

Ngjyra blu sigurohet përmes një përzierjeje të natyrës dhe teknologjisë, duke përdorur dy pigmente që gjenden në lëkurën e rrushit të kuq dhe atij të bardhë.

SHKARKO APP