Vera e Leskovikut, tradita vijon me varietetet tipike të rrushit

Leskoviku edhe pse një qytet i vogël e me pak banorë, njihet për shumë prej traditave të tij. Vera dhe rakia të prodhuara në mënyrë artizanale janë një traditë thuajse e çdo shtëpie në Leskovik. Kushtet klimatike kanë favorizuar vreshtarinë në Leskovik ndërsa banorët me mjeshtërinë e tyre prodhojnë produktet aq të njohura të zonës. Janë varietetet e njohura të rrushit vendas por edhe teknikat e përdorura ndër vite ato që e bëjnë të veçantë këtë verë. Apostol dhe Enverie Miçi prodhojnë verë prej vitesh ndërsa tregojnë se kjo është një traditë e lashtë e këtij qyteti që trashëgohet ende sot. Por në Leskovik ruhen ende disa varietete rrushi që zor se gjenden në zona të tjera si Kryqësi, Debinë e vendit, Nesimisë etj, të cilat vetë banorët i mbrojnë me fanatizëm.

SHKARKO APP