Verë-2015, modelet e pantallonave të shkurtra për meshkuj

Stina e verës sjell me vete edhe koleksionet përkatëse më të përshtatshme të veshjeve, qofshin këto për meshkuj, ose femra. Kësaj radhe do t’ju njohim me koleksionin e pantallonave të shkurtra për meshkuj. Këto pantallona të shkurtra janë të përshtatshme për çdo garderobë dhe stil veshjeje. Më poshtë, ju prezantojmë me këto modele bashkë me markat përkatëse.

Pantallona të shkurtra prej liri nga J.Crew

Pantallona në formë kurriz peshku, të punuara nga liri i butë irlandez sillen nga marka e njohur botërore J.Crew. Me një stil të thjeshtë, ato mund të përshtaten me një sërë aksesorësh të tjerë shoqërues. Tek këto pantallona vihet re harmonizimi i dritë-hijes natyrale, tipike verore me prerjen tradicionale të detajuar, xhepat anësore, unazoret për të vendosur rripin, duke krijuar kështu një prerje të këndshme verore.

Pantallona të stilit Hawaiian nga Hentsch Man

Marka e njohur për veshjet e meshkujve Hentsch Man sjell pantallonat e bardha me nuancë të blusë së zbehtë, e cila dominon tek pjesa e luleve të stiluara. Pantallonat janë 100% pambuk dhe lulet e stiluara janë tipike të stilit të veçantë që njihet me emrin Hawaiian. Këto pantallona krijojnë në dukje një ndjenjë të ftohtësisë. Mund t’i kombinoni me një këmishë liri.

Pantallona të shkurtra lëkure nga ASOS

ASOS, një markë e njohur për tendencat bashkëkohore dhe çmimet e përballueshme, nuk kishte sesi të mungonte në këtë koleksion veror. Pantallonat me material lëkure në ngjyrë të kuqe vijnë tek ju posaçërisht për sezonin e verës. Mund t’i kombinoni me një këmishë të thjeshtë të bardhë, ose në ngjyrë neutrale.

Pantallona pambuku nga COS

Këto pantallona të shkurtra të sjella nga COS shquhen për thjeshtësinë tipike skandinave. Ato janë stiluar më shumë për njerëzit në lëvizje, pasi janë tepër të rehatshme dhe praktike. Materiali  i tyre është 100% pambuku. Mund t’i kombinoni me një këmishë të thjeshtë, apo edhe një xhaketë sportive liri. Do të dukeshit shkëlqyeshëm.

Pantallona me përzierje liri nga Marks & Spencer

Pantallonat me përzierje liri të sjella nga Marks & Spencer janë një nga llojet më të përshtatshme dhe të rekomandueshme për meshkujt në sezonin e verës. Vijnë me një përshtatje të rregullt dhe të gjata deri tek gjuri. Punimi i tyre është një përzierje mes lirit dhe pambukut. Janë të rehatshme dhe të kombinueshme.

Pantallona të shkurtra, Bermuda nga Mango

Në këtë sezon Mango sjell për ju pantallona të shkurtra të përshtatshme për ditët e nxehta të verës në punë. Pantallonat Bermuda janë një kombinim perfekt i detajeve formale. Me rrudha të lehta para, xhepa të pjerrët, rripa anësore dhe të punuara me pëlhurë pambuku të butë janë zgjidhja ideale për ditët e nxehta të verës.

Pantallona të shkurtra blu nga Suitsupply

Pantallonat e shkurtra blu nga Suitsupply duken si një rikthim në tendecat e viteve të hershme. Me butonat braçe, xhep në miniaturë, copën e pambuktë janë një zgjedhjet që u ofrohet meshkujve të veshin këtë sezon veror. Mund t’i kombinoni me një këmishë të thjeshtë të thurur me mëngë dhe këpucë kuverte lëkure.

Pantallona me përzierje të grisë nga Topman Lux

Këto pantallona të shkurtra të mprehta gri stilistët i konsiderojnë një zgjedhje të përkryer për verën dhe tepër bashkëkohore. Pantallonat me përzierje të grisë nga Topman Lux janë tepër të thjeshta dhe kombinohen lehtësisht me veshjet që ju keni në garderobën tuaj nga sezonet verore të shkuara.

Pantallonat me printime plot ngjyra nga Paul Smith

Këto pantallona janë cilësuar tepër “artistike” në risi dhe jo çdokush mund t’i veshë. Duke u frymëzuar nga arti, si në rrugë dhe skenë të Nju Jorkut të viteve ‘70-‘80 këto pantallona të shkurtra me plot ngjyra janë deklarata e përsosur e stilit aventuresk në veshje.

Përktheu: Sidorela Lepuri 

SHKARKO APP