Verë 2015/ Tendencat e fustaneve dhe aksesorëve verore

Moda ndryshon pothuajse çdo sezon me qëllim për të sjellë risi në stile, ngjyra dhe detaje të paeksploruara më parë. Ajo gjithashtu na ka treguar ndër vite se nuk ekziston një kufi i mirëfilltë për diçka të tillë, por ky kufi barazohet në ngjyrat që sillen, stilet që i përshtaten siluetave të veçanta në bazë të preferencave të gjithkujt. Shpeshherë këto ndryshime të vazhdueshme shoqërohen me zemërim nga femrat dhe meshkujt, të cilët për shkak të punës, angazhimeve dhe prioriteteve të tyre ju duhet t’i përshtaten sezonit.

Bazat e stinës së verës

Ndërsa shumica e markave, si dhe stilistët e modës flasin rreth saj me terma të fushës përsa i përket llojeve të veshjes në një sezon të caktuar, të gjithë bien dakord kur bëhet fjalë për rotacione. Ndryshimet gjithmonë ndodhin me detajet më të vogla, si hijet, apo ngjyrat.
Kur zgjidhni veshjet për sezone të ndryshme, ngjyrat duken shpesh kaq të përafërta me njëra-tjetrën, stilet po ashtu, por në fakt kjo është vetëm ajo që duket. Çdo sezon sjell me vete ndryshime dhe risi.
Në sezonin e verës, për shembull duke u bazuar nga stilet e përbashkëta dhe kërkesave ndaj veshjeve, ajo çfarë do të dominojë në këtë sezon janë copat shumëngjyrëshe me lule, ngjyra smerald, akuamarin, violet, si dhe dritë-hijet e forta të krijuara enkas. Dukshëm këto ngjyra paraqesin një kontrast të fortë midis tyre dhe kjo ishte mjaft e pritshme, duke marrë parasysh ndikimet nga arti pop dhe tendencat grafike. Përsa i përket ngjyrave neutrale ato nuk janë një opsion i këshillueshëm, por në fund të fundit gjithsecili zgjedh në bazë të shijeve vetjake. Ngjyra e bardhë me të gjitha nuancat e mundshme, si edhe dritë-hijet do të jetë mbizotëruese dhe ndër më të preferuarat.
Mos u çudisni kur këto ngjyra t’i shihni të gjitha të ndërthurura në një veshje, ose mund t’i ndërthurni dhe ju vetë.

Disa sugjerime për zgjedhjen e veshjeve dhe fustaneve verore

Fillimisht edhe personazhet e famshëm kanë filluar nga puna për përzgjedhjen e disa prej ngjyrave dhe stileve të tyre të preferuara për këtë sezon. Disa prej këtyre përzgjedhjeve janë këto:
-Fustane me printime të theksuara lulesh dhe me ngjyra të shndritshme
-Dantella e epokës së mbretëreshës Viktoria dhe rudhosjet gjithashtu kanë një vend në listë, por me disa ndryshime moderne, duke i sjellë të harmonizuara bashkë.
-Fustanet xhinse në pistë ka tërhequr vëmendjen e entuziastëve dhe atyre që eksperimentojnë me veshjet. Kush mund të dukej keq me një veshje të tillë gjithsesi?
-Fustanet me copë pëlhure gjithashtu zënë një vend të veçantë, sidomos me siluetat e lirshme dhe hijet pastel që i përshtaten plotësisht verës. Kjo gjithashtu ekspozon anën ultra-femërore të gruas.
-Veshjet me detaje të viteve ‘60 dhe ‘70 do të gjejnë vend në këtë sezon, duke na bërë të ndihemi njëkohësisht modernë dhe elegant.

Aksesorët verorë

Dhe për të përfunduar veshjen tuaj tërësisht e për t’u dukur ashtu sikur dëshirojmë një kujdes të veçantë duhet t’i kushtojmë këpucëve dhe sandaleve që do të zgjedhim. Sigurisht, përveçse të bukura, duhet të jenë edhe të rehatshme. Kur është fjala për mundësitë e zgjedhjes së këpucëve sandalet me rripa, këpucët e sheshta të hapura, pupat e punuara me copa veshjesh të ngjyrave të ndryshme janë disa nga mundësitë që ju mund të përzgjidhni. Megjithatë duke marrë parasysh ngjyrat dhe stilet e shumicës së fustaneve gjatë këtij sezoni, kjo do të jetë e njëjta edhe për sa i përket këpucëve.
Aksesorë të tjerë shtesë që sugjerohen për këtë sezon veror janë edhe kapelet shumëngjyrëshe, jo vetëm për t’u mbrojtur nga dielli, por edhe për të plotësuar veshjen tuaj. Mos i harroni t’i kushtoni rëndësi edhe thonjve dhe ngjyrave të tyre. Janë një detaj më vete.

Përktheu: Sidorela Lepuri 

SHKARKO APP