“Vërtitu kokë e prerë”

Në datat 7- 11 Janar dhe 14-18 Janar 2015 ora 19:00 ne TKE "Spahivogli" vjen produksioni "Vërtitu kokë e prerë". Teater poetik sipas balades me të njëjtin titull të Petrit Rukës kushtuar Ali Pashë Tepelenës. Një performancë ku me mjeshtëri regjisori Naum Shundi ndërthur poezin e interpretuar nga Bujar Asqeriu, dhe Alesia Xhemalaj, polifonin labe nga kënduar nga grupi polifonik ANTEA dhe vajtojca Mimoza Kosturi, elementet e koreografisë nga Arian Sukniqi të interpretuar nga IsidaMullaymeri dhe projeksionin nga Skënder Jance. Skanografia mban emrin e Bashkim Zahaj.

Një natë poetit i del në ëndër i famshmi Ali Pashë tepelena. “Dëgjo bir, u bënë 200 vjet që jam pa varr. Nisu dhe ma bjer kokën në atdhe. Rrëmbeje se është e jotja. Nëse ke frikë zgjo nga zjumi Thanas Vajën dhe Marko Boçarin…Ky është një amanet!”

Misioni duket i pamundur…por jo për një baladë, për një poet, për teatrin… Dhe koka në fund të shfaqjes arrin në Tepelenë. Me çfarë…si…ku?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo mbetet të shihet në skenë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?