Vetëm 1 në 10 është borxhli?! – Të dhënat e FMN sinjalizojnë huamarrje të lartë jashtë sistemit bankar

Në Shqipëri ka vetëm 137 huamarrës për 1000 banorë, padiskutim norma më e ulët mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe norma e dytë më e ulët në Europë, pas Moldavisë, mes vendeve të marra na analizë. Të dhënat bëhen publike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në përditësimin më të fundit të të dhënave mbi aksesin financiar.

Këto të dhëna flasin për një rënie të lehtë të numrit të huamarrësve për 1000 banorë, në raport me vitin 2017, si dhe një rënie konstante gjatë viteve të fundit. Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria rezulton e fundit në këtë indikator. Vendi që ka bërë progresin më të ndjeshëm ndërkohë rezulton të jetë Kosova. Në harkun e dy viteve, kjo shifër është trefishuar.

Të dhënat i referohen vetëm huamarrjes nga bankat tregtare, pra nuk përfshihen institucionet e mikro-kredisë. Shqipëria sot është në nivelin e vitit 2011 në këtë drejtim, ndërkohë që Serbia, vendi i parë në rajon, raporton 546 huamarrës për 1000 banorë, nga rreth 190, 8 vite më parë. Të dhënat flasin kështu për një treg ende në zgjerim, si dhe një mentalitet ende për t`u ndryshuar, duke qenë se në vendin tonë, një pjesë e madhe e borxhlinjve janë informal, pra marrin hua jo nëpërmjet institucioneve huadhënëse.  Huaja jashtë sistemit bankar është një problem i madh për ekonominë e për individët, dhe duhet adresuar.

SCAN

SHKARKO APP