“Vetëm dy trupa janë nxjerrë”, Greg Rama reagon pas tërmetit: Mes viktimave dhe njeriu im i afërt me familjen
Tërmeti i mëngjesit të djeshëm ka tronditur të githë shqiptarët, të cilët janë solidarizuar me situatën e pa precedentë. Ndihmat, mbështetja dhe ngushëllimet nuk kanë munguar për familjet e prekura. Në media kemi publikuar histori të viktimave, të familjarëve të tyre që kanë sjellë pjesë nga drama që kanë përjetuar në këto ditë paniku. Duket se ai që na kishte shpërtuar ishte pikërisht djali i kryeministrit. Greg Rama ka ngushëlluar të gjithë viktimat e tërmetit, duke rrëfyer se një prej viktimave të tërmetit e njihte personalisht.
“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan djali i Edi Ramës, duke mos preferuar të jap emrin e vajzës që ai e ka njohur personalisht (GSH)