Veterania e luftës sërish nënë në moshën 50-vjeçare

Senatorja amerikane dhe veteranja e luftës në Irak, Tammy Duckworth, ka njoftuar se po pret të bëhet nënë për të dytën herë, pak pasi ajo të mbushë të 50-tat në muajin prill.

Kjo do ta bëjë atë që të jetë e para senatore amerikane që lind ndërsa është në detyrë. Vetëm nëntë femra të tjera kanë lindur ndërsa shërbenin në kongres, të gjitha në Dhomën e Përfaqësuesve, asnjë në Senat.

Duckworth është edhe e e para grua me aftësi të kufizuara e zgjedhur në senat, pasi ka humbur të dyja këmbët ndërsa shërbente si një pilote helikopteri në ushtrinë amerikane. Duckworth është po ashtu edhe e para anëtare e Senatit e lindur në Tajlandë. Nëna e saj është me prejardhje kineze dhe babai i saj është një veteran amerikan që ka shërbyer në Luftën e Dytë Botërore atë të Vietnamit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duckworth tha për mediat amerikane se kish ardhur koha që një senatore femër të lindte ndërsa ishte në detyrë. “Nuk mund ta besoj se u desh të pritej deri në 2018. Kjo tregon jo pak për pabarazinë në përfaqësim që ekziston në vendin tonë”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ishte e para femër që humbi të dyja këmbët në luftën në Irak pasi helikopteri që drejtonte, Black Hawk, u rrëzua në 2004.

49 vjeçarja u zgjodh në dhomën e përfaqësuesve në 2012-ën, ku shërbeu për dy mandate para se të kandidonte për në senat. Ish presidenti Barack Obama, u shfaq përkrah saj në fushatë në zgjedhjet e 2016, kur ajo fitoi vendin e tij të dikurshëm në Illinois për llogari të demokratëve.

Ndërsa bënte publik lajmin se ishte afro gjashtë muaj shtatzënë, Duckworth tha se ajo dhe bashkëshorti ishin përpjekur shumë për fëmijën e dytë të tyre. Vajza e parë, lindi si pasojë e një trajtimi fertiliteti në 2014, kur Duckworth ishte 47 vjeç dhe shërbente në Dhomën e Përfaqësuesve./TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?