Vetëvrasjet/ Sociologia: Ndikon shkëputja nga familja dhe izolimi në spitale, ngarkohet psikika

E ftuar në RTV Ora, sociologia Entela Binjaku foli për vetëvrasjes e ditëve të fundit që kanë ndodhur në spitalet Covid.

Ajo tha se ka mjaft të shtruar që në kushtet e distancës dhe shkëputjes së lidhjeve me familjarët, reagojnë në mënyra të ndryshme. Disa ndërmarrin edhe akte të tilla që shkojnë në vetëflijim.

Binjaku: Njerëzit presin që të bëhen mirë kur shkojnë në spitale, por mësojnë se disa qytetarë i japin fund jetën në mënyrë të çuditshme. Izolimi që ndodh krijon një lloj përshtrjellimi, edhe ai përmes hospitalizimit. Jo çdo i shtruar përjeton të njëjtën gjendje. Ka mjaft të shtruar që në kushtet e distancës dhe shkëputjes së lidhjeve me familjarët, reagojnë në mënyra të ndryshme. Disa ndërmarrin edhe akte të tilla që shkojnë në vetëflijim.

Ne jemi shumë të lidhur më lajmet, ndjekim pothuajse çdo edicion lajmesh. Po ashtu, kushtet ku ndodhet qytetari shqiptar është më ndryshe nga ajo ku ndodhen qytetarët e tjerë. Ne jemi një shoqëri e varfër në shumë parametra. Besimi në institucionet shëndetësore është mjaft i ulët. Ka dhe një presion që vjen nga jashtë. Njerëzit ndikohen nga ajo që ndodh përreth. Shumë histori që përcillen në mënyrë të dhimbshme e ngarkojnë psikikën tonë.

Binjaku shtoi se vendi ka kaluar edhe një situatë të vështirë me tërmetin, duke bërë që stresi në këtë periudhë të arrijë pikun.

Binjaku: Personeli mjekësor është në kushtet e një rraskapitjeje njerëzore. Ka edhe qytetarë që në spitale shfaqin pakënaqësi dhe ndjehen të neglizhuar dhe kjo rrit pasigurinë tek ai. Ky është një presion shumë i gjatë tek psikika e njeriut. Ne kemi përjetuar edhe një traumë kombëtare me tronditjen që ndodhi nga tërmeti. Prandaj qytetari shqiptar është shumë i shqetësuar për t’i kaluar këto situata. Ne në fillim të pandemisë kishim më  pak të infektuar, por tani kemi një rritje të stresit duke parë shumë të infektuar përreth. Ky është një stres që është duke arritur pikun me ardhjen e dimrit dhe virozave të stinës.

SHKARKO APP