VETTING/ Në errësirën e dosjeve të sigurimit: Historia e patreguar e artistit që u detyrua të bashkëpunonte

“Dokumenti është pushtet” është aksioma së cilës kurrë nuk i bie fuqia. E shkuara jonë komuniste e mbërthyer nëpër dosjet e Sigurimit të Shtetit, është ende e pazbardhur.

Informacioni që gjendej nëpër ato dosje që u hartuan për 45 vite të diktaturës, u përdor për të përqëndruar sa më shumë pushtet në duart e elitës postkomuniste.

Në 30 vitet e tranzicionit, dosjet e sigurimit të shteti u mbajtën të mbyllura për të mbërritur deri sot kur shumë prej  dokumenteve që gjendeshin atje,  u asgjësuan apo u morën nga persona a grupe personash për tu përdorur si shantazh për pushtet.

Si u ruajtën dosjet e dktaturës në vënde të tjera të ish-bllokut të Lindjes, krahasimi midis Shqipërisë dhe Gjermanisë Lindore.

Çfarë ka ndodhur në Shqipëri në këto 30 vite me këtë informacion ku përfshihet e shkuara por edhe e tashmja, hijete  së shkuarës nëpër koridoret e politikës  dhe kërcënimi përmes pseudonimeve në kuvëndin e Shqipërisë.

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ish-drejtuese Arkivës së Shteti, Nevila Nika, drejtuese e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula, drejtori i Konrad Adenauer në Shqipëri Tobias Rüttershoff,  analizojnë historinë e dosjeve të Sigurimit të shtetit dhë historinë e pazbardhur që gjendet nëpër to.

Një histori mjaft ineteresante e zotërisë që u detyrua të bëhej bashkëpunëtorë i Sigurimit të Shteti nën shantazh dhe një fjalim domethënës nga Pandeli Majko për pushtetin që gjendët nëpër ato dosje.

Për më tepër, ndiqni të plotë edicionin e radhës të emisionit “Vetting” nga gazetarja Luljeta Progni ne Abc News

VETTING/ Ne erresiren e dosjeve te sigurimit: Historia e artistit qe u detyrua te bashkepunonte

SHKARKO APP