Vëzhgim dhe dezifektim në kohën e koronavirusit
Nga Moza Boletini –
Mars 2020, SHBA
Siç kishim njoftuar ditë më parë Organizata e Gruas “Hope & Peace” në SHBA u angazhua vullnetarisht për të parë situatën e pastërtisë dhe dezifektimit në disa godina banimi në lagjet e New Yorkut.
Gratë e vajzat individualisht, jo në grupe biseduan me pronarë e përgjegjës pallatesh, në lidhje me pastërtinë e dezifektimin që duhet bërë sa më parë në këtë situatë të rëndë të pandehmës vdekjeprurëse që po shuan jetë njerëzish.
Si autore e këtij materiali sensibilizues mora vetë takim në zyrë me një nga pronarët e disa godinave banimi në New York – Michaele Sacchetti. Biseduam sëbashku rreth situatës së rrezikshme që i është kanosur njerëzimit, si dhe për masat parandaluese që ai duhet të marë për pallatet e banimit që ka në pronësi në New York.
Z. Sacchetti tha se pastrimi është prioriteti i përditshëm i kompanisë tij, por pavarësisht kësaj premtoi se do të kontaktonte të gjithë përgjegjësit e pallateve e do të ndiqte me prioritet proçesin e dezifektimit.
Kështu vepruan edhe zonjat Drita Çarçani, Janulla Rrapi, Sanije Vojka, Leta Mirakaj, Viktorina Rodriguez, Kimete Haxhaj, Marlin Tushe, Fikirije Dulatahu Fustos e të tjera, të cilat folën direkt me pronarët e përgjegjësat e pallateve. Por anëtaret e Organizatës “Shpresë & Paqe” përveshën edhe vetë mëngët, pastruan e dizifektuan shkallët, ashensorët e pallateve kryesisht ku jetojnë vetë. Sigurisht këto masa i morën të mbrojtura me maska, përparëse e doreza plastike e do ti aplikojnë shpesh për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Vlen për tu përmendur puna e mirë e zonjave Janulla Rrapi me të birin Renaton dhe Leta Mirakaj, të cilët biseduan me përgjegjësin e pallatit Lek Paljuseviç tek pallati 21 katësh i “Vatajve” në Bronx me 300 banorë, ku pronar është Tom Vataj.
Punë të mirë bënë edhe shqiptarët e palodhur Vera Reçi e Aleks Nilaj, të cilët janë përgjegjës pallatesh në Bronx dhe sëbashku me kolegët e tyre vunë në përdorim solucione të ndryshme pastrimi bleach, klor për ti krijuar banorëve njē ambjent më të pastër e komod. Gjatë këtyre ditëve vëzhguam disa qendra banimi, ku pastërtia ishte në nivelin e duhur, por aty këtu kishte akoma vend për dezifektim. Zonja Violeta Mirakaj shpërndau gjithashtu falas maska dhe doreza plastike për gratë e vajzat e këtij pallati.
Thirrjes së Organizatës “Shpresë & Paqe” ju bashkua edhe ish i persekutuari politik nga rregjimi komunist në Shqipëri, mjeku i njohur Kedi Fortuzi, i cili përveç detyrës së tij në spital u tregua i gatshëm në çdo kohë kritike, të ndihmojë këdo që do të ketë nevoja emergjente për shëndetin, qofshin të rinj apo të moshuar. Dr. Fortuzi ka treguar vazhdimisht interesim për kujdesin shëndetësor të moshës së tretë në New York.
Dhuna në familje.
Për shkak të masave vetëizoluese në shtëpi ndaj coronavirusit COVID- 19 mund të kemi edhe rritje të konflikteve e dhunës në familje, ku më të rrezikuarit janë gratë e fëmijët. Viktima e ka të pamundur të telefonojë policinë apo qendrat e Këshillimit. Ne si organizatë gruaje që meremi me të drejtat e gruas dhe fëmijëve, në bazë të udhëzimeve të OBSH për kujdesin e nënës e fëmijëve do ti sygjeronim fqinjëve të jenë më të vëmendshëm në rast dëgjimi të zhurmave ose thirrjeve për ndihmë e të njoftojnë menjëherë policinë.
Nismën e saj Organizata “Shpresë & Paqe” do ta shtrijë përtej New Yorkut e për çdo rast vë në dispozicion adresën e e-mail-it: hope. peace.org@gmail.com dhe numrat e telefonit: 917. 280.8146/ 929.451.5471