Viçi i rrallë me tre sy dhe dy hundë

Një viç ka lindur me dy buzë, tre sy dhe një gjysmë fytyrë shtesë, duke sfiduar mundësinë e mbijetesës.

Viçi i shëndetshëm ka lindur në fshatin Navalur në Thanjavur në shtetin jugor të Tamil Nadut në Indi më 10 gusht.

Megjithëse viçi ka një trup, duket se ka dy turinj, dy buzë të sipërme dhe tre sy – por vetëm një palë veshë dhe një gojë.

Pronari i viçit Sanglimuthu tha se të gjithë u habitën kur panë kafshën dhe askush nuk mendonte se mund të mbijetonte.

“U habitëm kur pamë viçin. Kurrë nuk kemi parë një kafshë me dy koka“, tha ai.

Mutacioni besohet se ndodh kur një embrion fillon të ndahet në binjakë, por njëri prej tyre ndalon së zhvilluari, duke lënë dy trupat e bashkangjitur.

Mutant calf in India defies odds to survive despite deformities

SHKARKO APP