VIDEO/ Doktorët kinezë festojnë mbylljen e spitalit të fundit provizor në Uuhan, heqin maskat të lumtur

Stafi i një spitali në Uuhan, ka hequr maskat në një ceremoni, pasi spitali i fundit provizor i urgjencës i ngritur gjatgë krizës, së koronavirusit, u mbyll.

Gjatë një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale dhe të parë miliona herë, punonjësit kanë hequr maskën njëri pas tjetrit dhe kalojë shumë pranë kameras. Pikërisht kamerat fiksuan këtë moment deciziv.

Kina ndërtoi 14 spitale përfshire edhe dy speciale në Uuhan gjatë muajit të kaluar vetëm brenda një jave për t’i dhënë ndihmë mijëra personave të infektuar nga koronavirusi. Vendi deri tani shënon 80 824 raste të infektuar me Covid-19 dhe 3 189 viktima që nga momenti i shpërthimit të virusit gjatë fundit të vitit të kaluar.

SHKARKO APP