VIDEO/ Edi Rama puth fort ballin e oligarkut Pëllumb Salillari

Një video shumë impresionuese, publikoi sot televizioni më i rëndësishëm shqiptar ERTV.

Njëri nga oligarkët më të njohur të Shqipërisë, Pëllumb Salillari, kompania e të cilit llogaritet të ketë marrë rreth 50 milionë euro, vetëm në Unazën e Re, pa llogaritur paranë e madhe të marrë nga Bashkia Tiranë, i dhembi shpirti dhe mender u këput në by**, duke ndërtuar njërën prej shtëpive të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Siç dëshmon video e ERTV, inagurimin e kësaj shtëpie e bëri vetë lideri ynë suprem, Edi Rama, i ndjekur nga mbrapa nga  shoqërues-shërbëtori, i përdorur edhe si bojaxhi, Erion Veliaj.

Në hyrje të shtëpisë, liderin e prisnin disa njerëz anonimë dhe hallexhinjtë e vërtetë, banorët e shtëpisë së rindërtuar. Në qendër të këtij grumbullimi, shquhej koka e njohur dhe e zbathur e oligarkut, Pëllumb Salillari, të cilin lideri në fillim, bëri sikur nuk e identifikoi.
Ndërkohë Erion Veliaj, që në këtë botë, nuk lë halè pa trazuar dhe moment pa përfituar, i bëri shenjë udhëheqësit, që të respektonte oligarkun.

Pas kësaj shenje, lideri u shkëput menjëherë, i’u afrua Salillarit, i mbërtheu kokën me të dy duart dhe e puthi atje ku bashkohet balli me tullën, duke i lënë si shenjë buzët e veta të trasha, aq minuta sa qëndron shenja.

Pas këtij akti, të panjohur deri më sot, në botën e të rriturve, por edhe të parriturve, vijoi ceremonia e dorëzimit të shtëpisë  së rindërtuar nga oligarku, tek hallexhinjtë e tërmetit.

Mendohet që oligarku Pëllumb Salillari, për ta mbajtur sa më gjatë ADN-në e liderit Rama, mbi tullën e tij, nuk do të lahet deri në mbërritjen e vitit të ri. Ndoshta forca dhe magjia e buzëve të liderit, mund të shkaktojë edhe mrekullinë e rimbirjes së flokëve, tek tulla e oligarkut.

PS. Për ta parë dhe shijuar këtë puthje tullore, që e realizuan buzët e liderit tonë suprem, ndiqni videon e mëposhtme.

TPZ.al. Rubrika satirike “Tej e këtej”

SHKARKO APP