VIDEO/ Flet gruaja që nxjerr rakinë me ujë shiu: Kemi 30 vjet pa ujë në fshat, na ka shpëtuar zoti nga infeksionet që jemi gjallë

Gazetarja e FaxNews Afrovita Hysaj, ka sjellë në vemendje një problematikë 30-vjeçare të banorëve të fshatit Bastrovë, të cilët nuk kanë asnjë pikë ujë në çezmat e tyre. Mungesa e ujit në këtë fshat e ka bërë pothuajse të pamundur jetesën, ku banorët detyrohen të mbledhin në bidona ujin e shiut gjatë dimrit, me qëllim që të kryejnë aktivitetet e fshatit të cilat kanë nevojë për ujë të rrjedhshëm, siç është edhe nxjerrja e rakisë.

Gjatë intervistimit një banore e fshatit tregon vështirësitë që ata kalojnë në mungesë të ujit si dhe shprehet se i ka mbrojtur zoti nga infeksionet pasi konsumojnë ujë të ndenjur. Gjatë intervistës banorja  është duke nxjerrë rakinë me ujin e shiut, një frazë e cila tingëllon pak keq për një Shqipëri të vitit 2020.

“Gjatë kohës së dimrit mbush bidonat 2 kunjtalsh me ujë shiu, se ndalon pusi sepse nuk ranë shira që të mbushet pusi. Me ujin e shiut e ndërroj shpesh, megjithëse duhet ujë i rrjedhshëm pë të nxjerrë rakinë. Ne e blejmë ujin e pijshëm, vjen boti njëher në 10 ditë dhe ne e mbajmë ujin, pim ujë të ndenjur skemi ctë bëjmë. Mirë që e blejmë ujin po e pijmë dhe të ndenjur. Mirë që na shikon zoti ne se pa ujë nuk jetohet, pa ujë nuk bën dot gjë. Edhe i vdèkuri ngjallet me uji, të ket vdèkur t’i hedhësh ujë njgjallet.”- tha gruaja.

SHKARKO APP