VIDEO/ Gëzim në familjen e Jozefina Topallit, ja çfarë ka ndodhur dje

Një lajm shumë i gëzueshëm në familjen e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Ditën e djeshme vajzës së saj i është akorduar sot titulli “Doktore e Shkencave”.

Ka qenë vetë Megi Topalli ajo që ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale momente nga ceremonia e akordimit të këtij titulli në Francë.

Ndërsa gëzimin e saj e ka ndarë dhe e ëma në profilin social. Të shumta kanë qenë urimet e miqve të tyre për këtë arritje të vajzës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megi Topalli ka studiuar në shkollat më me emër në Francë. Ajo është diplomuar për ekonomi në “Universitetin e Strasburgut”, një nga universitetet më prestigjioze, ndërsa më pas ka vijuar studimet master në “Universite de Dauphine” në Paris, dhe tashmë ka mbrojtur doktoraturën në Nancy, “Universite de Lorraine”.

Swiss Digital Mobile Reklama

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?