VIDEO/ “Hajdeni merreni, ka koronavirus” Banorët në bulevardin “Zogu I” alarmojnë policinë dhe ambulancën
Banorët e Bulevardit “Zogu I”, kanë alarmuar policinë dhe ambulancën pasi kanë parë një shtetas kinez që flinte tek shkallët e pallatit të tyre. “Ejani urgjent, ju lutem ejani dhe merreni nga këtu pasi po na rrezikon. Mund të ketë koronavirus,”– mësohet të kenë thënë banorët e këtij pallati apo të bizneseve përreth në momentin që kanë kontaktuar autoritetet përkatëse.
Pasi është marrë njoftimi, shkallët, të cilat shtetasi kinez i përdorte si strehë, pasi ishte endacak, janë rrethuar nga forca të shumta policie dhe nga mjekë që kanë zbarkuar pranë zonës bashkë me ambulancën.
Në pamjet e mëposhtme shihet mjaft qartë se si mjekët të super maskuar me veshjen mbrojtëse futen në hyrjen e pallatit dhe i afrohen personit për të cilin është bërë telefonata. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shtetasi kinez qëndronte ashtu i shushatur në një cep te hyrjes dhe priste që ta merrnin e ta çonin për të bërë analizat përkatëse. Në pamje të parë ai duket që është rreth moshës 35 vjeç dhe mban një çantë me sendet e tij në shpinë.
“Është endacak, po këta banorët janë alarmuar sepse mendojnë që ka koronavirus. Kanë dy ditë që telefonojnë polici dhe ambulancë. ‘Hajdeni e mërreni’, thonë. Kalojnë në shkallë që hipin dhe zbresin dhe kanë frikë t’i afrohen,”– u shpreh një burim i zonës.
Më pas, kinezi që alarmoi zonën mësohet se është dërguar për të bërë analizat përkatëse, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka rezultuar pozitiv apo negative për koronavirus, virus i cili ka marrë 1016 jetë njerëzish. Ndërkohë që të prekur mësohet se janë mbi 42 mijë persona.
Ky virus që u përhap fillimisht në Ëhan në Kinë ka sjellë panik edhe në Shqipqëri, ku shtetasit kinezë jo pak herë kanë rënë edhe pre e sulmeve. Kujtojmë rastin në Sarandë, që një i ri kinez u sulmua me fjalë dhe u ofendua nga disa shqiptarë, të cilët e quanin ‘sëmundje’./dosja.al