Video/ “Kryetar i pulave jam unë” Alimadhi ‘nxehet’ në Parlament, Braçe kapet me gazetarët

Rubrika gazmore që servir si çdo të shtunë emisioni “Kjo Javë” sjell mjaft situata zbavitëse kryesisht nga politika dhe protagonistët e saj. Seanca plenare, mbledhjet në komisione apo përgatitjet para konferencë janë ato që koleksionojnë më tepër detaje.

Sezoni politik ka nisur i tensionuar mesa duket mes palëve, ku nuk ka munguar debati si në seancë plenare ashtu edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Fjalimi me ton, i kreu të “Ballit Kombëtar” shkaktoi të qeshura në parlament ndërsa me ironi ky i fundit iu drejtua me fjalët se nuk ishte ‘kryetar i pulave’, po ashtu tension pati edhe mes ish ministrit Ahmetaj dhe deputetit Zenli në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Situatë aspak e këndshme edhe për zv/kryeministrin Erion Brace, i cili ka kërkuar nga gazetarët ta ndajnë mendjen lidhur me pozicionimin e tij para se të niste prononcimin për mediat.

“Kryetar i pulave jam unë” Alimadhi ‘nxehet’ në Parlament, Braçe kapet me gazetarët

/BalkanWeb

SHKARKO APP