Video/ Macron “zhvishet” nga kostumi zyrtar, ja merr valles me kryeministrin kanadez

Presidenti francez, Emmanuel Macron po zhvillon një vizitë zyrtare në Armeni. Megjithatë kjo nuk e ka ndalur numrin 1 të Francës që të heq petkun zyrtar dhe të festojë në praninë e udhëheqësve të tjerë të rajonit. Në praninë e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, Macron u pa duke kërcyer në një darkë në Armeni.

Videoja tregon dy udhëheqësit që kënaqen me mysafirët në një ngjarje në Jerevan, ndërsa kërcenin me meloditë e muzikës tradicionale armene.

Macron dhe Trudeau janë parë duke ngritur krahët, duke rrahur dhe duke gërvishtur gishtat ndërsa u bashkuan me vallet tradicionale në një ngjarje që ndodh në periferi të samitit të 17-të të “La Francophonie,” një organizatë ndërkombëtare që synon nxitjen e lidhjeve mes 84 vendeve ku frëngjishtja është gjuha e folur ose që kanë lidhje historike me Francën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?