VIDEO/ Maska për t’u mbrojtur nga Covid që kushton 1.5 mln dollar, po prodhohet në Izrael, kush është koleksionisti që derdhi ‘malin’ me para?

Një maskë për t’u mbrojtur nga korònavirusi do të kushtojë 1.5 milionë dollar. E bërë me ar 18 karatësh dhe 3600 diamante të zinj e të bardhë, kjo maskë sipas VOA që i referohet Reuters, është porositur nga një klient i paidentifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Maska e cila do të pajiset edhe me një filter N99, për të ofruar një nivel të lartë mbrojtjeje po krijohet në Izrael nga firma “Yvel”.

Pronari i firmës Isaac Lavy e përshkroi klientin si një koleksionist arti kinez që jeton në SHBA.

Për ndërtimin e saj po punon një ekip prej rreth 25 artizanësh, ndërsa Levy thotë se është mbi të gjitha një vepër arti.

SHKARKO APP