VIDEO/ Më në fund! Zbulohet kur do të shfaqet sezoni i fundit i “Game of Thrones”

“Game of Thrones” është një ndër serialet më të ndjekur në botë, ndërsa sezoni i tetë dhe i fundit i këtij seriali  është padyshim më i shumëprituri i ndonjë seriali i të gjitha kohëve.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë shumë spekulime, ku ndër to thuhej se sezoni i tetë i serialit ‘Game of Thrones’ mund të shtyhet akoma më shumë.

Por i dësh të vinte reagimi i “HBO”-së, televizioni që shfaq këtë serial, për t’i dhënë fund spekulimeve. “HBO” sapo ka zbuluar një lajm shumë të mirë për fansat.

Me një video të disa prej skenave më të mira të serialit, HBO lajmëron se sezoni i tetë i ‘Game of Thrones’ do të fillojë të shfaqet në muajin prill të vitit 2019.

Ky sezon do të ketë më pak episode, por thuhet se një episod mund të zgjasë më shumë se një orë.

SHKARKO APP