Video/ Mrekullia e fundit e sorrave, riprodhojnë veprimet përmendësh

Inteligjenca e sorrave në Kaledonian e re nuk resht së befasuari shkencëtarët.

Zbulimi i fundit konsiston në atë që ato tregojnë se dinë të riprodhojnë një veprim përmendësh. Eksperimenti është realizuar falë një makine automatike, e cila pasi I fut letër u jep shpendëve ushqim.

Në fillim shkencëtarët i mësuan sorrave funksionimin e saj.

Shpendët duhet të vendosnin copa letrash me përmasa të caktuara për të përfituar ushqimin.
Më pas u kanë dhënë atyre një letër të vetme të madhe që nuk hynte në makinë.

Në këtë pikë shpendët më të mëdhenj (gjashtë nga tetë) arritën të grisnin me sqep letrat, duke krijuar dimensionin e duhur për ta vendosur në makinë dhe për të marrë ushqimin e dëshiruar./BW

SHKARKO APP