VIDEO/ Pamje drithëruese, balena Blu “viziton” sërfistët dhe …

Një grup sërfistësh janë vizituar nga një mik i pazakontë.

Gjatë stërvitjes që po zhvillonin në Dana Point në Kalifornia, grupi i sportistëve është befasuar nga një balenë vigane blu. Gjitari gjigant po notonte në hapësirën që grupi po kryente stërvitje, duke krijuar një gjendje aspak të këndshme te protagonistët.

Momenti i pabesueshëm u kap nga një dron që fluturonte sipër sipërfaqes së detit.

Ishte plotësisht surrealiste dhe e çmendur,” tha 18-vjeçari, Payton Landaas, i cili po kontrollonte dronin.

Balena shihet që nuk ka synim për të lënduar sportistët dhe gjithçka kalon pa pasoja.

Whale Swims Beneath Group of Surfers Off Southern California Coast

SHKARKO APP