VIDEO/ Parkon Ferrarin Spider jashtë gjykatës, policia ia shkatërron sa hap e mbyll sytë

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur Ferrari 458 Spider, i cili kushton plot 200 mijë stërlina ose 230 mijë euro u shkatërrua në një gërmadhë, pasi policia ia konfiskoi pronarit të tij.

Super makina e Zahid Khan u konfiskua nga policia në prill të vitit të kaluar sapo ai u fut në Birmingam dhe oficerët i thanë se dyshonin se makina mund të ishte vjedhur, pasi i riu nuk arriti dot t’i siguronte dokumentet në kohën e duhur.

Djali pretendon se policia e ka shkatërruar makinën gabimisht, ndërsa ai shkoi nëpër gjykata për të provuar pronësinë e tij dhë ditën e sotme ka postuar një video në Facebook se si makina e tij u shkatërrua.

Problemet e të riut filluan pasi ai u njoh si pronar mashtrues në dhjetor të 2016 dhe u dënua me 150 orë shërbim në komunitet.

Kështu në një nga xhirot e tij në mars të 2017, Khan parkoi Ferrarin në trotuar jashtë gjykatës së Birmingham Croën.

Disa javë më vonë makina u konfiskua nga policia dhe kur djali shkoi në gjykatë duke u përpjekur të merrte mbrapsh makinën e tij, ai zbuloi se ajo ishte shkatërruar nga policia dhe gjykata e kishte lejuar.

Sipas policisë makina nuk kishte sigurimin e vlefshëm dhe duhej të shkatërrohej.

I riu ka shkruar në Facebook:

Ky ishte Ferrari im dhe policia e shkatërroi atë në mënyrë të paligjshme. U desh gati 1 vit për të më dhënë videon, pyes veten pse? Makina ime ishte e siguruar dhe unë isha pronar. Ata shkuan pas  krahëve të mi dhe tërhoqën një urdhër gjykate pa më njoftuar as mua dhe as ekipin tim ligjor, ndonëse sipas ligjit duhet që ta bënin.”

Milioneri 31-vjeçar thotë se e bleu makinën e çmuar nga një kompani e madhe ankandi, ndërsa policia e shkatërroi teksa ai ishte në gjykatë.

SHKARKO APP