VIDEO/ Princ Leka ll dhe Elia Zaharia pa dorashka, rrëfimi i veçantë për fëmijërinë e festat

Princ Leka II dhe Elia Zaharia Zogu rrëfejnë si asnjëherë më parë detaje nga përjetimet në ndërrimin e viteve.

Ata kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për gazetaren Elda Lamja dhe tregojnë se si i gjen fundviti me angazhime sociale për njerëzit në nevojë, angazhime që shoqërojnë gjithë vitin në kuadër të Fondacionit “Mbretëresha Geraldinë”

Princi Leka II ndan me publikun detaje nga fëmijëria dhe jeta në Afrikën e Jugut kur festonte bashkë me familjen (disa prej njerëzve të dashuri mungojnë shumë), ndonëse përkrah i qëndron një bashkëshorte si Elia, për të cilën nuk e fsheh dashurinë dhe vlerësimin e madh që ka.
leka
I pyetur nëse e mban mend dhuratën e parë që ka marrë për Vitin e Ri, Princ Leka II ai shprehet se: “Kam besuar tek babagjyshi deri në moshën 7 vjeçare dhe dhurata e pare ishte një biçiklete”.
E sa për ushqimet ai nuk nguron të theksojë se pjata e tij e preferuar është byreku me mish pule i gatuar nga babai i Elias.

“Më ka shijuar shumë”, thotë Princ Leka II për një ëmbëlsirë cheese cake të gatuar nga Elia. “E di e di, është një apel që të gatuaj sërish”.

Ata nuk kanë nguruar të flasin edhe për fëmijërinë.

Të lumtur për ardhjen e një Viti të Ri, Princi nuk nguron të shprehë se viti 2018 është edhe viti ku përkujtohet 90-vjetori i Mbretërisë shqiptare, për të cilën Princi Leka II thotë se do të ketë aktivitete të shumta deri në shtator, kur dhe do të finalizohen këto festime.

SHKARKO APP