Video/ Propozim për martesë përpara Derbit, sulmuesi i Piacenzës befason të gjithë stadiumin

Një ndeshje derby pa dyshim ka një tërheqje të veçantë dhe masive, por ajo mes Piacenza dhe Pro Piacenza (në serine C italiane) në stadiumin “Leonardo Garilli” ka pasur edhe një prolog të papritur romantik, që ka ngjallur duartrokitje nga ana e të gjithë publikut para nisjes së ndeshjes.

Sulmuesi i Piacenza Massimiliano Pesenti,  i ka bërë të dashurës së tij Micol Limido, një propozim për martesë shumë origjinal.

Fëmijët që kishin zbritur në fushë për të përshëndetur ndeshjen mbanin bluza që formonin pyetjen “Micol, mi vuoi sposare?” ‘Mikol do të martohesh me mua?.

Dhe në momentin kur gruaja së cilës i drejtohej mesazhi ka zbritur në fushë futbollisti është ulur në gjunjë para saj i ka dhënë unazën. Facebooku i Piacenza, ka pasur një sukses të madh ne rrjetet sociale. /BW

SHKARKO APP