Momenti kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do godiste me këpucë kryeministrin Edi Rama në parlament është komentuar gjatë nga rrjetet sociale.

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka bërë xhiron e rrjetit me videon e fundit të publikuar, në bashkëpunim me kolegun e tij Erion Isai.

Ai shfaqet në rrugë me disa këpucë, të cilat mendon ti shesë. Kur Erioni afrohet për të kërkuar të tjera, Besi bën një thirrje të thjeshtë ‘Edi Rama’ dhe i vijnë këpucë nga lart. Duke ruajtur notat e humorit, aktori bën të ditur se në katin e dytë e ka shtëpinë Monika Kryemadhi.

Duke parë fotografitë dhe klipet muzikore të bashkëshortes së tij, arrijmë të kuptojmë se për të bërë këtë video humoristike Besi ka marrë këpucët e Xhensilës.