VIDEO/ Rita Ora i lë pa fjalë anëtarët e jurisë së “The Voice of Germany”, del në skenë si konkurrente

Ata e kanë shpinën e kthyer dhe nuk e dinë se kush është konkurrenti apo konkurrentja, që do këndojë.

Por anëtarët e jurisë në ‘The Voice of Germany’ janë mahnitur, kur kanë dëgjuar një vajzë teksa këndonte këngën ‘Your Song’ të Rita Orës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, ka qenë vet këngëtarja që doli si konkurrente dhe zëri i saj u pëlqye shumë nga gjithë anëtarët që shtypën butonat, edhe pse nuk kishin ide që prapa nuk qëndronte një konkurrente por ishte vetë Rita.

Swiss Digital Mobile Reklama

E padyshim shumë rrëqethës ishte reagimi i tyre, kur e panë se para syve ishte këngëtarja shqiptare, super ylli i muzikës botërore, e cila shkëlqente plot bukuri e veshur me të kuqe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?