Kohë koronavirusi/ Një qytetar i panjohur, kërkon të hajë zemrën e Taulant Ballës?! (video)
Ky koronavirus i tmerrshëm dhe kjo vetë-mbyllje dhe kyçje e paparë në historinë e kësaj bote, po sjell ngjarje, shfaqje, apo kërkesa nga më të çuditshmet dhe të paimagjinueshmet.
Një qytetar, në moshë relativisht të re, i panjohur nga askush, i entusiazmuar, por dhe i befasuar nga mbyllja totale, shfaq një kërkesë shumë interesante; kërkon të hajë zemrën e numrit dy të Partisë Socialiste, deputetit Taulant Balla.
Nuk është aspak e qartë, pse ky njeri kërkon të hajë pikërisht zemrën e Taulantit dhe jo të ndonjë udhëheqëse, apo ndonjë ministreshe të Rilindjes, të cilat në ditët e sotme, janë jo vetëm me shumicë, por dhe mjaft të pamshme dhe me zemër shumë të madhe.
Nga e gjithë kjo dëshirë, që qytetari shfaq për ngrënien e zemrës së Ballës, merre me mend se ç’do të kërkonte të hante nga Rama, nëse do t’i zgjohej edhe kjo dëshirë.
PS. Ndiqni videon me kërkesën e qytetarit, për ngrënien e zemrës së Taulantit!