Videoja më e urryer në YouTube sot për sot

YouTube Rewind 2018 është zyrtarisht videoja më e urryer në YouTube me 9.9 milion mospëlqime. Çdo fundviti, YouTube publikon një video ku protagonistë janë personazhet më popullorë të platformës, çdo vit me një temë të ndryshme. Këtë vit, YouTube Rewind “kontrollohej” nga krijues të përzgjedhur. Pra, ata vendosnin ç’ndodhte në video.

YouTube Rewind 2018 hodhi nga froni “Baby” të Justin Bieber, që mbante më parë titullin e videos me më shumë mospëlqime. YouTube Rewind konsiderohet si kremtim i kulturës si internetit, me pjesëmarrës figura të njohura të botës online dhe jashtë saj. Këtë vit, u përzgjodhën Will Smith, ylli i Fortnite Ninja, sensacioni korean, BTS, kënga e Drake “In My Feelings,” e të tjera. Pas mospëlqimeve masive fshihet nocioni se YouTube Rewind nuk u dedikohet më krijuesve në platformë por shërben si njëfarë reklame për të ngritur imazhin e YouTube.

YouTube zgjodhi të mos përfshijë disa prej emrave më të njohur si PewDiePie (i cili ndiqet nga më shumë se 76 milion njerëz), Shane Dawson (i cili hasi sukses të pamatë me seritë e dokumentarëve këtë vit) dhe Logan Paul (i cili u kthye në qendër të vëmendjes pasi publikoi trupin e një njeriu të vetëvarur në Japoni).

Në video vihen re më shumë se 100 personalitete të YouTube si Marques Brownlee, Liza Koshy, James Charles, Casey Neistat, The Dolan Tëins, Lilly Singh, Emma Chamberlain, Lachlan, Noor Stars, Pautips, e të tjerë. Në sfond, u përzgjodh një lloj potpurie e disa këngëve shumë popullore përgjatë 2018-s si “I Like It,” “Idol”, “In My Feelings,” “High Hopes” dhe “Happier.” Brenda një jave, YouTube Rewind 2018 gjeneroi më shumë se 120 milion shikime. /Anabel/

YouTube Rewind 2018: Everyone Controls Rewind | #YouTubeRewind

SHKARKO APP