Videomesazhi i Arian Galdinit: Drejtësia po vjen. Kërkohet Lëvizje e re politike

Pedagogu Arian Galdini ka publikuar sot në rrjetet sociale një videomesazh në të cilin bën thirrje për një Lëvizje të re politike.
Kryetari i LDE Arian Galdini prej disa javësh ka nisur një tur takimesh me qytetarë dhe ku edhe po përpiqet të riorganizojë dhe riformatojë Partinë e tij.
Galdini u përpoq edhe të realizonte paralelisht me takimet me qytetarët, një nismë për bashkimin e disa partive joparlamentare. Siç duket dhe sikurse vetë Galdini e ka njoftuar në profilin e tij në facebook, nisma për të bashkuar disa parti joparlamentare, ka dështuar.
Kësisoj, pedagogu dhe politikani i Opozitës shqiptare, i është rikthyer komunikimit të tij të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Galdini u bën thirrje qytetarëve që ti bashkohen Lëvizjes së tij politike.
Ai shprehet se: “Mrekullia po ndodh. SHBA dhe BE janë besnike me shqiptarët dhe se Reforma në Drejtësi do të funksionojë. Të gjithë Politikanët e korruptuar të 28 viteve postkomunizëm do të ballafaqohen me Drejtësinë. Nuk do të shpëtojë askush. Nuk do të ketë më të pandëshkueshëm. Një kohë e re po vjen dhe po kërkohet një lëvizje e re politike e njerëzve të pastër, të papërlyer, meritorë dhe properëndimorë.”
Ja edhe videomesazhi i plotë i Arian Galdinit në youtube:

SHKARKO APP