“Vienna salutes to Tirana” mbledh artistët shqiptarë dhe austriakë

Sopranoja Inva Mula do të mbajë një koncert në Vienë për nder të bashkëpunimit të ri Austri-Shqipëri. Koncerti “Vienna salutes to Tirana” do të mbahet më 16 nëntor ora 19:00 në Sallën Moxart në Vienë.

Sopranos së njohur shqiptare do t’i bashkëngjitet në koncert edhe pianisti Genc Tukiçi, baritoni Gëzim Myshketa, violinisti Olen Cezari dhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqipe nëpër botë.

Për koncertin ka njoftuar në rrjetin e tij social facebook, Genc Tukiçi duke treguar se është i nderuar që do të jetë në këtë koncert krahas muzikantëve e artistëve më të shkëlqyer shqiptarë e austriakë. Në këtë koncert bashkohen edhe Eno Peçi – balerin, Volkhard Steude, Kuarteti i Filarmonisë Vjeneze dhe Maria Yakovleva – primabalerina e Operës Shtetërore të Vjenës.

Duket se koncerti do të mbledhë ajkën e artistëve shqiptarë që kanë në bagazh artistik një rrugëtim të suksesshëm brenda por edhe jashtë Shqipërisë, dhe për momentin artistët më aktiv dhe më përfaqësues në skenat e muzikës botërore.

SHKARKO APP